Riviera turke
Riviera turke, e njohur ndryshe edhe si “bregdeti i gurkaltë”, ndodhet në zonën jugperëndimore të Turqisë. Ajo përfshin Antalya-n, Muğla-n, shtrihet në provincat e Aydın, İzmir-it jugor dhe Mersin-it perëndimor. Kombinimi i klimës së favorshme, detit të mrekullueshëm me më shumë se mijëra kilometra bregdetare dhe një numër të madh pikash turistike natyrore dhe arkeologjike, e kanë bërë këtë pjesë të vendit shumë popullor tek turistët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Ndërmjet pikave arkeologjike shumë intersante, janë shtatë mrekullitë e botës së vjetër, rrënojat e mazoleumit të Maussollos në Halicarnassus dhe mbetjet e tempullit Artemis në Ephesus, që mund të shihen edhe sot.
Bregdeti turk përfshin qytete antike, porte të mrekullueshëm, mazouleume, pyje, plazhe intime dhe shumë surpriza të tjera. E gjithe riviera është një zonë tërheqëse, ku gërshetohen fakte dhe mitologji. Si e tillë, ajo është toka e dijetarëve, shenjtëve, luftëtarëve, mbretërve, heronjve dhe miteve.

Thuhet se...
Mark Antoni e zgjodhi bregdetin turk si dhuratën perfekte për dasmën e tij me Kleopatrën e Egjiptit.
St. Nicholas, i njohur më pas si Santa Klaus, ka lindur në Demre, një qytet antik afër Antalyas. Herodoti, babai i historisë, ka lindur në Bodrum.
Malet vullkanike në perëndim të Antalyas kanë qenë frymëzimi për mitin e Kimeras, përbindëshin flakëhedhës që asgjësoi Belerofoni (i huazuar në filmin Mission: Impossible III).
Në po këtë zonë, besohet se Peleu, fshehu vajzën e tij, Dafne, që kjo e fundit t’i shpëtonte pretendimeve romantike të Apollonit.

Fakte
Në Turqi përdoret Yeni Turk Lirasi (YTL) ose “lira e re Turke”, e cila ka hyrë në qarkullim që nga data 01.01.2005. për shkak të inflacionit të vazhdueshëm, qeveria Turke vendosi t’i hiqte 6 zero lirës së vjetër, për të lehtësuar llogaritjet. Si valutë në Turqi përdoret gjerësisht Euro dhe Dollari. Kartat e Kreditit janë të pranueshme në çdo vend, si hotelet, lokalet, restorantet, supermarketet e deri tek dyqanet e vogla. Shumica e bankomateve punojnë me kartat ndërkombëtare. Kartat e vlefshme janë VISA, MASTERCARD, AMERICAN EXPRESS, DINERS CLUB INTERNATIONAL.

Motoja e vendit është: Yurtta Sulh, Cihanda Sulh (Paqe këtu, Paqe në botë)
Himni i vendit është: İstiklâl Marşı (Himni i pavarësisë)
Gjuha zyrtare është turqishtja.
Prefiksi i vendit është +90.

 

10 gjerat që duhet të bëni patjetër në Turqi!!!

Fluturimet
Fluturimi i parë i Ana Travel & Tours për në Antalya me charter është në datën 16 qershor.
Çdo të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte, të premte dhe të shtunë ju do të keni mundësinë të fluturoni direkt në brigjet e mrekullueshme të Antalyas.
Fluturimet bëhen me Belle Air dhe Albanian Airlines.

Hotelet
Edhe këtë verë stafi ynë ka punuar për t’ju ofruar më të mirën e mundshme. E dimë që ju keni kursyer gjatë gjithë vitit për këto pushime, ndaj nga një gamë e gjerë hotelesh që ofrohet, ne kemi përzgjedhur ata që ofrojnë shërbimet më të mira me çmimet më të leverdisshme. Ne jemi kujdesur për çdo detaj. Asgjë nuk ia lëmë rastësisë, në mënyrë që ju të pushoni të qetë.
Këtu do të gjeni edhe hotelet selection! Këta janë hotelet më të rekomanduar nga stafi i ANA Travel, duke u bazuar tek përshtypjet e shkëlqyera të dhëna nga klientë që i kanë zgjedhur sezonet e kaluara. Karakteristikat e këtyre hoteleve janë standarti i lartë i shërbimeve, paketa All-Inclusive, plazhe e pishina të mrekullueshme dhe gjithçka tjetër që mund ta bëjë qëndrimin tuaj sa më të këndshëm.

Restorantet a’la Carte
Në hotelet më të mira të përzgjedhjes sonë, ju mund të shijoni ofertën e restoranteve a’la carte! Ndryshe nga bufeja që ju do të konsumoni çdo ditë, në këto vende ju do të keni një shërbim më të specializuar. Ju do të shijoni tavolinën e rezervuar enkas për ju, menutë e veçanta dhe njëmbrëmje ndryshe nga të tjerat!
Këto restorante janë pa pagesë, ju duhet vetëm të rezervoni duke kontaktuar guest relation në hotelin tuaj.

Të rinjtë
A keni energji të mjaftueshme të na përballoni?!
Për të rinjtë mundësitë janë të pafundme! Ju do të keni vetëm dilemën e zgjedhjes. Ju këshillojmë të mos i harxhoni të gjitha energjitë gjatë ditës, sepse për të gjithë të rinjtë, nata do të jetë e magjishme!!!
Kërkoni pushime aktive? Ne ju ofrojmë hotele dhe resorte me lojra tenisi, futbolli, volejbolli, gara dhe aktivitete të pafundme sportive.
Kërkoni pushime argëtuese? Ne ju ofrojmë disko, spektakle dhe performanca të ndryshme, që do t’ju mbajnë pa gjumë.
Dhe për me tepër ne do të kujdesemi që ju të keni mundësi për të qenë pjesë e jetës sociale të qytetit, edhe jashtë hotelit tuaj. A keni energji të mjaftueshme të na përballoni?!

Fëmijët
Fëmijët i presin me padurim pushimet, më shumë se kushdo tjetër. Vera, dielli, deti dhe çdo gjë e gëzueshme duket sikur është krijuar posaçërisht për ta. Prandaj dhe në ofertat tona familjare, fëmijët zënë një vëmendje të veçantë.
Ne e dimë që për prindërit është e rëndësishme që të gjejnë një vend ku ata vetë të ndihen të qetë, ndërsa fëmijët e tyre kënaqen. Të gjitha hotelet e zgjedhura nga ne, kanë programe që do t’i argëtojnë fëmijët tuaj pafund. Lojra, koncerte, spektakle me kllounë dhe animatorë, gara, klube fëmijësh, ushqime speciale, akullore të stërmëdha dhe dhjetra ide origjinale do t’i durojnë fëmijëve tuaj, gjatë gjithë ditëve të pushimeve, një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Gjithnjë, të shoqëruar nga persona të specializuar.

Ana opsion
Fëmijët nën moshën 2 vjeç udhëtojnë falas dhe akomodohen po falas pranë prindërve në hotel. Ndërsa për fëmijët më të rritur ju përfitoni ulje çmimi. Në pjesën më të madhe të hoteleve, fëmijët nga 2-6 vjeç, akomodohen falas kur janë me prindërit dhe paguajnë vetëm për fluturimin. Por ne ofrojmë mundësinë për ulje çmimi edhe tek fëmijët nga 6-13 vjeç.
Gjithashtu mos harroni që nëpër hotele ofrohen edhe dhomat familjare. Me një ndryshim shumë të vogël në çmim, ju ofrohet rrehati dhe komoditet të pakrahasuar. Mos ngurroni që të informoheni pranë agjentëve tanë përpara se të prenotoni pushmet tuaja!

Relax
Pas gjithë atyre javëve që keni kaluar në punë, ju meritoni qetësi pa kufi!!! Niseni udhëtimin tuaj drejt relaksit duke menduar për saunat, banjot turke, palestrën dhe shumë shërbime të tjera që ju presin. Dhe për më tepër janë pa pagesë! Vëmë bast që vetëm mendimi ju dhuron një buzëqeshje në fytyrë! Mendoni kur të shkoni atje dhe t’i shijoni këto shërbime...
Por ka akoma... Në pjesën më të madhe të hoteleve tona, ju do të gjeni qendra estetike dhe SPA që do t’ju dhurojnë ndjesi të pakrahasueshme. Masazhe të shumëllojshme trupi, maska për trupin dhe fytyrën, trajtime kozmetike dhe shëndetësore për ju, nga koka deri tek këmbët. Gjithçka me produkte bimore natyrale, vajra erëmirë dhe esenca të rralla. Pagesa që ju kërkohet për to është e papërfillshme në krahasim me gjetjen e një ekuilibri të brendshëm, që do të vezullojë edhe në pamjen tuaj të jashtme.

Këshilla bazë për udhëtimin tuaj
Së pari, mos udhëtoni të lodhur! Nëse arrini në aeroport të lodhur kjo mund t’ju ndikojë gjatë gjithë ditës!!! Flini herët natën përpara udhëtimit!
Mos harroni që të merrni pasaportën ose një çertifikatë me fotografi. Bëjini këtij dokumenti edhe një fotokopje që mund t’ju vijë në ndihmë nëse humbisni origjinalin.
Kontrolloni motin, këmbimin valutor dhe disa shprehje në gjuhën e vendit ku do të udhëtoni!
Disa artikuj janë më të shtrenjtë në vende turistike, ndaj merrni me vete disa ilaçe kryesore (në rast gripi apo ndonjë ftohjeje të lehtë), kremin e plazhit dhe kremin kundër mushkonjave.
Me siguri që valixhet tuaja do të mbërrijnë në destinacion. Por që të jeni 100% të sigurtë, atëherë fusni në çantën që mbani me vete tualetet bazike dhe disa veshje për t’u ndërruar.
Nëse ju duhen valixhe të reja, atëherë blini një model të veçantë, në mënyrë që të mos lodheni duke kapur gjysmat e valixheve që dalin në aeroport.
Mos paketoni të gjithë shtëpinë tuaj!!! Çarterat lejojnë vetëm 20 kg në valixhe dhe 7 kg në çantat që do mbani me vete. Eliminoni disa gjëra të panevojshme dhe merrni vetëm ato që ju duhen! Mos harroni që kur të ktheheni valixhet tuaja do të jenë më të mbushura sepse do të blini patjetër ndonjë gjë në vendin që po shkoni!!!
Sigurohuni!!! Nëse jeni të siguruar, atëherë kontrolloni nëse ju ka skaduar apo jo. Në të kundërt, mirë është që të siguroheni përpara se të niseni. Ne nuk duam që t’i mendojmë gjërat e këqija, por ato edhe mund të ndodhin. Mirë është që të niseni të siguruar!
Kur ju duhet të blini ndonjë gjë, nxirrni ekzaktësisht aq para sa kushton ajo që doni të blini! Ndryshe shitësit do të shohin që keni shumë para dhe nuk do t’jua ulin çmimin!


ANA TRAVEL & TOURS, QTT, Bulevardi "Zogu I" , Tirana - ALBANIA
Tel: +355 4 222 88 04, Fax: +355 4 223 24 03,
Email: ana@aa-group.net, Web: www.ana.al