Honey Moon

Muaji i mjaltit nuk duhet të ndodhë rastësisht, por duhet planifikuar me kujdes. Ndoshta nuk e keni menduar, por ai është vendimi i parë që merrni së bashku, si çift... është fillimi i jetës suaj së bashku!
Dhe na besoni, përgatitja e muajit të mjaltit, nuk kërkon vetëm të ndezësh qirinjtë dhe të shtrosh petalet e trëndafilit...
Muaji juaj i mjaltit duhet të jetë romantik, pa strese, interesant, relaksues, i rrehatshem, ngazëllyes dhe shpërblyes. Ndaj qetësohuni. Merrni frymë thellë dhe hiqni qafe çdo shqetësim që keni. Rrehatohuni. Dëgjoni muzikë romantike. Planifikimi i muajit të mjaltit duhet të bëhet me qejf. Ju po nisni një udhëtim që do ta kujtoni gjatë tërë jetës suaj. Shijojeni të gjithin! Ne do t’ju ndihmojmë që zgjedhja juaj të jetë sa më e lehtë, në mënyrë që të keni më shumë kohë për njëri tjetrin.
Dhe dhurata jonë për ju nuk është vetëm kaq!!! Ne ofrojmë edhe ulje çmimi 20% për të gjithë të sapomartuarit!

 

Pesë këshilla për një muaj romantik...

Qirinj, petale trëndafilash, çarçafë mëndafshi, ushqime afrodiziake dhe parfume joshëse... më siguri që i njihni shumë mirë këto elemente të muajit të mjaltit. Por qirinjtë, trëndafilat dhe përbërësit e tjerë sensuale nuk shkojnë përtej imazhit. Përbërësi kryesor për të krijuar një muaj mjalti romantik, është koha që ju kaloni duke festuar lidhjen që keni, jetën e re që po filloni si çift! Sepse në fund të fundit, romanca është mbi të gjitha zemër dhe jo trup...
Kjo nuk do të thotë se ju duhet të fikni qirinjtë! Por ama mund të futeni në atmosferën e magjishme të dashurisë. Ja pesë ide interesante për muajin tuaj të mjaltit...

 

  1. Eksploroni territore të pazbuluara

Intimiteti është shumë i rëndësishëm për të krijuar një atmosferë romantike. Që do të thotë se ne i zbulojmë anën tonë të brendshme një personi tjetër, një anë të cilën ne e fshehim nga të tjerët. Por shpesh kjo është paksa e vështirë. Ndaj ju mund të nxisni imagjinatën dhe të luani me njëri tjetrin. Ndërsa jeni duke udhëtuar, në makinë apo avion, merrni me vete ndonjë libër apo pyetësorë, që zbulojnë më shumë karakterin tuaj. Përgjigjjuni pyetje së bashku dhe diskutoni mbi gjithçka që do t’ju dalë rrugës. Do të argëtoheni pa masë!!!

 

  1. Kombinoni albumet e fotografive

Ndërsa niseni për muajin e mjaltit, besojmë se albumi juaj i dasmës ende nuk ka mbaruar. Kështu që ju mund të blini një vetë, të merrni me vete fotot tuaja dhe t’i kombinoni së bashku. Zgjidhni fotot më të bukura, sidomos që nga koha që keni nisur të shoqëroheni së bashku. Ndërsa i vendosni, do të rikujtoni së bashku momentet më të bukura të lidhjes suaj, ashtu siç do të jetë sa herë ta rishihni...

 

  1. Shkruani një letër

Shkruajini njëri tjetrit një letër mbi ëndrrat tuaja mbi martesën. Për shembull shkruani se si e ëndërroni ju jetën tuaj së bashku pas dhjetë, njëzetë apo tridhjetë vjetësh. Shkëmbejini letrat me njëri tjetrin dhe pastaj ruajini që ti lexoni sa herë të keni përvjetorin e martesës.

 

  1. Lini shënime

Asgjë nuk krijon më shumë romanticitet sesa kujtimet e momenteve tuaja më të bukura së bashku. Blini disa letra të vogla ngjitëse dhe shpenzoni pak kohë duke shkruar ngjarjet më të bukura të jetës suaj në çift. Si u takuat? Kur u puthët për herë të parë? Cila është gjëja më qesharake që ka bërë partneri juaj? Cili ka qenë momenti kur partneri juaj ju ka qëndruar pranë dhe është kujdesur për ju. Mendoni për të gjitha kujtimet që do donit të ndani së bashku gjatë jetës suaj bashkëshortore, shkruajini nërpër letrat e vogla dhe vendosini nëpër vende të ndryshme gjatë muajit të mjaltit (mbi jastëk, në valixhe, në pasqyrën, etj).

 

  1. Shfaqeni dashurinë

Gjëja më e bukur e dashurisë është se sa më shumë të japësh, akoma edhe më shumë do të marrësh. Kjo është po aq e vërtetë për të sapomartuarit, aq sa edhe për të tjerët. Ndaj gjeni gjithnjë kohë për të shfaqur dashurinë, ndaj njëri tjetrit apo edhe të tjerëve. Nëse vizitoni ëebsajtin http://ëëë.actsofkindness.org do të gjeni shumë histori të bukura që do t’ju frymëzojnë. Një nga të preferuarat tona është ajo e një vajze të re, të cilën e kapi shiu në mes të rrugës. Një i panjohur i afrohet dhe i zgjat çadrën. Dhe ajo, pasi e falenderon, i thotë që nuk e di se si t’ia kthejë mbrapsht. Por i panjohuri vetëm i qesh dhe largohet. Krijimi i çasteve të tilla i shton magjinë muajit tuaj të mjaltit.

 

Thuajini “po” njëri tjetrit ashtu siç e keni ëndërruar gjithnjë!

Jeni duke planifikuar dasmën tuaj? Ëndërroni njëri tjetrin duke shkëmbyer betimet në një vend ekzotik, pranë detit, nën qiellin e ndriçuar nga yjet! Imagjinoni tenda të bardha në buzë të pishinës, rrethuar nga aroma e zambakëve të bardhë dhe drita romantike e qirinjve? Ju pëlqen më shumë një ceremoni këmbëzbathur në rërë, e ndriçuar nga pishtarë dhe fishekzjarrë? Apo ju shkon më shumë për shtat në sallë madhështore, klasike, të rrethuar nga të dashurit dhe muzika juaj e preferuar? Sido që të jetë  përfytyrimi juaj, në ditën më të paharrueshmë, magjia është e garantuar nga Ana Travel!

Dita që keni ëndërruar më në fund po afron. Dhe sigurisht që ju doni që gjithçka të jetë perfekte. E përkthyer kjo në gjuhën tonë, do të thotë cilësia më e mirë, me çmimin më të leverdisshëm.
Ne e dimë që ceremonia e martesës është një moment shumë i rëndësishëm në jetën e një çifti. Specialistët tanë do të merren me gjithçka. Së pari ne zbulojmë idenë që ju keni për ceremoninë. Më pas punojmë për të gjetur opsionin që ju përshtatet më shumë. Juve ju mbetet vetëm të zgjidhni atë që ju pëlqen. Ne do të mendojmë për transportin e të ftuarve, zbukurimet, menutë, atmosferën, muzikën dhe gjithçka tjetër.

Agjensia jonë është e para dhe e vetmja që e ofron këtë shërbim të ri në Shqipëri. Mendoni se sa mirë që do të jetë që ne të kujdesemi për çdo detaj, ndërsa ju vetëm do të shijoni magjinë e asaj dite të shënuar.
Shijojeni njëri tjetrin dhe ditën kur do t’i thoni “po” dashurisë! Ju garantojmë që çdo çast do të jetë magjik!

Ne kujdesemi për gjithçka, në mënyrë që ju të mendoni vetëm që të mos harroni rrobat e banjos në shtëpi


ANA TRAVEL & TOURS, QTT, Bulevardi "Zogu I" , Tirana - ALBANIA
Tel: +355 4 222 88 04, Fax: +355 4 223 24 03,
Email: ana@aa-group.net, Web: www.ana.al